Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano do të bëhet zyrtarisht një trajner i Kombëtares së Argjentinës U20.
Mascherano u pensionua në vitin e kaluar nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare dhe tashmë do t’i hyjë zejes së trajnerit.
37-vjeçari do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës U-20 të Argjentinës vitin e ardhshëm ka konfirmuar të enjten Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).
📝 Detalles: https://t.co/ZKOB7CuhF5
👋 ¡Hola de nuevo, Javier! 😉 pic.twitter.com/9c3ZW7et1d
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) December 9, 2021
Kjo do të jetë puna e parë si trajner për Mascheranon, i cili bëri më shumë se 100 paraqitje për kombëtaren duke luajtur në mbrojtje dhe mesfushë.
Ish-mesfushori i njohur do të zëvendësojë trajnerin aktual Fernando Batista, i cili lë rolin për t’iu bashkuar stafit të trajnerit të sapoemëruar të Venezuelës, Jose Pekerman.
Ndryshe, Mascherano luajti në katër Kupat e Botës për Argjentinën, duke përfshirë arritjen në finale në vitin 2014 dhe ishte pjesë e skuadrës së Barçës së Pep Guardiolës, duke fituar pesë tituj të Ligës dhe dy Liga të Kampionëve. /Telegrafi/