Site icon Telegrafi

Marrëdhënia në çift: më mirë vetëm sesa në shoqëri të keqe

mid adult italian woman banging her head against a wall outside office building. Horizontal shape, copy space

Ja se si mund të ndërgjegjësoheni për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, e cila në të shumtën e karakteristikave të saj është negative. Duhet të kuptoni se ndonjëherë është më mirë të qëndroni vetëm sesa me persona jo të duhur.

Të thuash “mjaft” jo gjithmonë është e thjeshtë. Çdo marrëdhënie lind nga konteksti i një kornize të veçantë dhe shënjon një lidhje mes nesh dhe një qenieje tjetër njerëzore.

Ja pse të thuash “lamtumirë” është një perspektivë e dhimbshme.

Lumturia (thuajse) perfekte
Dashuritë “toksike” jo gjithmonë shkojnë keq. Bëhet fjalë për histori të cilat posedojnë momente të paharrueshme magjike, çaste të çmueshme. Por bëni kujdes kur ditët e mbushura me lot fillojnë të jenë të shumta, është një kambanë e rëndësishme alarmi.

Motivimet
Grindjet nuk duhet t’ju trembin, sepse diskutimet bëjnë plotësisht pjesë në jetën e një çifti. Megjithatë, kur të qenët keq për shkak të partnerit bëhet e vazhdueshme, atëherë duhet t’i bëni vetes disa pyetje. Përse ndodh? Cili është shkaku i kontrasteve?

Faktori ankth
Kur xhelozia është e pamotivuar, ndjenjat e fajit janë të vazhdueshme dhe ulërimat i transformojnë diskutimet në një luftë të hapur, atëherë është koha që ju të reflektoni. Gjeni kohë për të kujtuar jetën tuaj dhe lëreni veten të përshkohet nga ndjesitë. Provoni të identifikoni dhe t’i jepni një emër emocioneve tuaja.

Vetmia
Shpesh herë ju e gënjeni veten duke shpikur lloj-lloj arsyetimesh, pa kujtuar faktin se hapi i parë për të përmirësuar jetën tuaj është të dilni nga roli i viktimës. Mësohuni të shihni pasigurinë tuaj dhe të tjetrit dhe mos harroni të “ushqeni” vetëbesimin.

Zgjidhni
Në qoftë se ju doni të bëni një ndryshim në jetën tuaj, fillo duke rishikuar pikëpamjet tuaja lidhur me dashurinë. Romanca e vërtetë nuk është një puthje pas stuhisë, por të gjesh dikë që di të të kuptojë dhe përqafojë me të vërtetë! Duke të sjellë lumturi dhe shpresë edhe në ditët më të vështira./Telegrafi/

Exit mobile version