Bukuroshja Marina Vjollca është një nga prezantueset shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë e shumta me bashkëshortin, reperin Getoar Selimi.
Së fundmi, Marina ka publikuar disa fotografi mjaft tërheqëse për ndjekësit e saj, ku shfaqet në prapaskenat e Televizioni Klan, bashkë me kolegët Gentian Zenelaj dhe Julian Deda.
Ajo duket mjaft tërheqëse teksa vë në pah linjat atraktive trupore, veshur sportive dhe me shumë stil.
Pëlqimet dhe komplimentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për fizikun e saj.
Marina përndryshe vijon të jetë prezantuese e emisionit shumë të ndjekur në TV Klan, “Klanifornia”. /Telegrafi/