Site icon Telegrafi

Marina dhe Luana Vjollca vijnë me poza atraktive nga pushimet në Itali

Foto: Screenshot/Instagram

Ato janë dy ndër moderatoret më të suksesshme në trojet shqiptare që kanë marrë vëmendje të madhe ndër vite.

Bëhet fjalë për motrat Vjollca, Marinën dhe Luanën, të cilat tashmë kanë fituar zemrat e publikut me programet që kanë moderuar.

Në këtë kohë, bukuroshet e njohura kanë bërë një pushim dhe si destinacion kanë zgjedhur Italinë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në postimet e shpërndara në rrjete sociale, ato shihet se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme ku bashkë me to është edhe partneri i Marinës, reperi Ghetto Geasy.

Lexo po ashtu Luana Vjollca thotë se episodi i fundit i “Thuaje” paraqet dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetvetes

Të njëjtat ndodhen gjegjësisht në Sicili dhe atje kanë vizituar disa prej gjërave të famshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Luana prej më shumë se një viti nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë program të ri, kurse Marina ka përfunduar sezonin e radhës të “Klanifornia”.

Luana ishte e fokusuar në projektin e ri “Thuaje”, nga i cili ka bërë rrëfime të ndryshme nga jeta personale. /Telegrafi/

Exit mobile version