Site icon Telegrafi

Marina amerikane prezanton nëndetësen Snakehead pa ekuipazh

Marina amerikane në një event të mbajtur në qendrën Naval Undersea Warfare (NUWC) në Newport, ka prezantuar nëndetësen pa ekuipazh e quajtur Snakehead Large Displacement Unmanned Undersea Vehicle (LDUUV).

Derisa dronët po avancojnë sa i përket besueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe rrezes së qitjes, dronët nënujor janë tjetër histori, transmeton Telegrafi.

Agjencia amerikane DARPA ka realizuar një projekt të caktuar në Mata-Ray, duke prezantuar dronin nënujor që janë të dedikuar për operacione të pavarura dhe që nuk kontrollohen nga ekuipazhi, në veçanti kur operacionet cilësohen me rrezikshmëri të lartë për njerëzit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Snakehead UUV është dizajnuar që të plotësoj disa boshllëqe, pasi mund të dërgohet në misione së bashku me nëndetëse tjera bërthamore.

Fjala është për një prej mjeteve më të mëdha nënujore, që mund të niset në mision me një direktivë nga marina amerikane.

Snakehead është moduluar dhe mund t’i rezistojë misioneve të ndryshme, ka një sërë sensorësh dhe me raste shërben për përgatitjen e operacioneve – pra për kërkim të asaj çfarë gjendet para.

Dizajni i Snakehead përfshin përdorimin e inovacioneve teknologjike kur bëhet fjalë për materialet për punimin e trupit, metodat e lansimit nga nëndetëset e mëdha dhe bateritë që e vënë në lëvizje.

Fjala është për bateritë LiFT që kanë jetëgjatësi të madhe, dhe në asnjë mënyrë nuk e lë në gjysmë misionin e kësaj nëndetëse. /Telegrafi/

Exit mobile version