Në fundjavë është zhvilluar Final Four i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve në kategorinë U-18.
Në finalen e zhvilluar ndërmjet Trepçës dhe Marigona Hill Prishtinës, ka triumfuar skuadra prishtinase me rezultat 71-85.
Ndeshja finale ka qenë shumë interesante, ndërsa në fund ishin prishtinasit që triumfuan.
Eliot Peci është shpallur MVP i turneut, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Çmimin e MVP, Kupën dhe medaljet i ka ndarë, anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Valton Bilalli.