Site icon Telegrafi

Margot Robbie mund të luajë rolin e Barbiet në një film për kukullën e popullarizuar

Margot Robbie (Photo by Phillip Faraone/Getty Images)

Me vite të tëra është zhvilluar ideja për një film për kukullën Barbie, ndërsa Mattel ka arritur marrëveshje me Warner Bros. për xhirimin e filmit të ri, ndërsa Margot Robbie është në bisedime për rolin kryesor.

Me shumë mundësi, aktorja mund të jetë edhe producente e projekti përmes kompanisë së saj, LuckyChap.

Margot Robbie (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images for Chanel)

Për herë të parë është folur në vitin 2014 se Mattel po bashkëpunon me Sonyn për një film për Barbien.

Dy vite më pas, ishte thënë se Amy Schumer do të luante, mirëpo vetëm disa muaj më pas, ajo u tërhoq. Më pas u raportua se Anne Hathaway do ta zinte vendin e saj.

Lexo po ashtu Lajmet për Margot Robbie

Ndërsa nga janari i këtij viti, Sony i ka bërë planet që xhirimet të ndodhin brenda dy viteve të ardhshme dhe tashmë Mattel ka gjetur edhe një studio të re bashkëpunimi.

Burime të ndryshme thonë se regjisorja e “Wonder Woman”, Patty Jenkins, mund të përfshihet në këtë projekt.

Nëse arrihet marrëveshja, filmi për Barbien do ta vazhdojë partneritetin ndërmjet Margot dhe Warner Bros., pasi tashmë janë duke bashkëpunuar për “Birds of Prey”.

Robbie, e cila u nominua për Oscar në vitin e kaluar për filmin” I, Tonya”, do të shfaqet në filmin e radhës “Mary Queen of Scots”.

Në ndërkohë, është duke punuar në projektin e Sonyt, “Once Upon a Time in Hollywood”. /Telegrafi/

Exit mobile version