Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nga sot i ka nisur përgatitjet për ndeshjet tetorit, e ku në kuadër të Ligës së Kombeve do të ketë dy përballje në cilësinë e mysafirit, njofton Telegrafi.
Futbollistët e vendit tonë sot patë grumbullimin e parë, por shkaku i lëndimit mbeti jashtë skuadrës Aleksandar Trajkovski, i cili do të mungon në të dy ndeshjet. Ekipi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, të martën zhvillon seancën e fundit stërvitore në Shkup dhe më pas niset për në Letoni. Ndeshjen kundër letonezëve do ta zhvillojnë me 10 tetor në Riga, ndërsa pas tre ditëve, do të përballen me Armeninë, po në fushë mysafire.
Pas dy xhirove të para në Grupin C4, Maqedonia e Veriut ka mbledhur 4 pikë, duke lënë pas, Letoninë dhe Armeninë, që kanë nga 3 pikë, ndërsa Ishujt Faroe që barazuan në ndeshjen e parë Maqedoninë e Veriut, kanë vetëm një pikë në pozitën e fundit.
Edhe kësaj radhe në listën e Milevskit nuk kanë munguar emrat e futbollistëve shqiptar, të cilët janë standard në duelet e fundit: Visar Musli – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioski – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhi – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimi – Sepsi (Rumani) dhe Lirim Qamili – Sonderjiske (Danimarkë). /Telegrafi/