Ministria e Punëve të Brendshme i informon shoferët që prej nesër hynë në fuqi ligji për posedim të gomave të dimrit në automjetet e tyre, i cili do të zgjasë deri më 15 mars.
Nga MPB thonë se shoferët përveç ndërrimit të gomave, duhet të bëjnë edhe kontrollin e sasisë së vajit dhe “antifrizit” në makinë.
Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.