Site icon Telegrafi

Maqedoni, këtë javë pritet të hapen qendrat tregtare, kafenetë javën e ardhshme

Foto: AIM

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se në në mbledhje qeveritare do të propozohet që masat kufizuese të hiqen në tre faza.

“Gjendja në vend është vlerësuar si stabile dhe Ministria e Shëndetësia do të dorëzojë propozim-plan në Qeveri për lehtësimin të masave”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministrit, në fazën e parë, përkatësisht gjatë kësaj jave pritet të hapen qendra për edukim dhe seminare, auto-shkollat, terrenet sportive për sporte individuale, bastoret por vetëm nëpërmjet sporteleve dhe qendrat tregtare po pa restorante dhe kafene.

“Të gjithë këto subjekte duhet të mbajnë largësinë trupore dhe mbajtjen e maskave”, tha Filipçe.

Në fazën e dytë është paraparë hapja e kafeneve dhe restoranteve dhe stërvitjet sportive të ekipeve por vetëm në hapësira të hapura.

Në fazën e tretë, thotë ministri, planifikohet të hapen lojërat e fatit në kazinotë, fitneset, hapja e sallave të mbyllura, pishinat dhe hotelet./Telegrafi/

Exit mobile version