Site icon Telegrafi

Sulmohet në Mitrovicë një qytetar nga Maqedonia e Veriut, ia thyejnë xhamin e veturës dhe i marrin telefonin, kuletën dhe dokumentet

Ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka qenë cak i një sulmi në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se i njëjti ka raportuar se derisa ishte brenda veturës së tij tre persona të panjohur i kanë thyer xhamin dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Të dyshuarit ia kanë marr një telefon IPHONE 11, kuletën brenda së cilës kishte para, dokumentet personale dhe të njëjtit kanë ik në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version