Site icon Telegrafi

MAPL nis procedurat për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve në veri

Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së

Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

Lexo po ashtu Valdete Daka tregon dy mënyra se si komunat në veri mund të shkojnë në zgjedhje

Ky grup punues mbështetet nga Kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE-ja.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ deri me 1 shtator 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version