Interi ka arritur marrëveshje me Romën për mbrojtësin Kostas Manolas për shumën prej 43 milionë euro.
Palët kanë punua në muajt e fundit dhe tashmë thuhet se është arritur marrëveshja.
Arsenali dhe Chelsea kanë qenë të lidhur me lojtarin, që ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Itali.
Sipas Telelombardia, Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me klubin romak për 43 milionë euro.
Marrëveshja do të mbyllet me 30 qershor.
Roma do t’i përdorë këto para për transferimet e reja, pasi tashmë drejtor i ri është Monchi. /Telegrafi/