Mbrëmja e së shtunës ka qenë tejet e tensionuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Të gjithë banorët janë kthyer kundër këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ishte i pari që i shpëtoi televotimit nga katër të nominuarit e javës.
Luizi ka shkaktuar një sërë polemika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke provokuar banorët me situata nga më të ndryshmet.
Ai të shtunën u thirr në dhomën e rrëfimit për t’iu tërhequr vërejtja nga prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, e cila i ka dhënë vërejtjen e fundit për ofendimet e tij brenda shtëpisë.
Ndërkohë, banorët e tjerë që ishin në dhomën e qëndrimit ditor kanë shprehur indinjatën me faktin që publiku e ka zgjedhur si më të preferuarin personin që është aktualisht më i urryeri nga vet banorët përbrenda.
“Nuk e kuptoj, çfarë po ndodh në këtë shtëpi. Ky njeri vetëm ka sharë, ka manipuluar, është për[pjekur të përdor një sëmundje kaq të rëndë për të përfitur simpatinë e njerzve dhe është kthyer në hero. Kjo është e pafalshme, është e tuprshme që ky njeri të bëhet hero”, ak thënë aktori Amos Zahariu.
Ndërkohë po të njëjtat gjëra i ka mbështetur aktorja Olta Gixhari e cila ka thënë se ndjehet e kërcënuar nga gjuha dhe sjelljet e Luizit brenda shtëpisë. /Telegrafi/