Tani kanë dalur disa detaje të reja, në lidhje me incidentin e lojtarëve të Juventusit pas përfundimit të pjesës së parë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Dolën disa zëra që Bonucci kishte një grindje me Paolo Dybalan, por tani Mario Mandzukic ka shpjeguar të gjitha.
“Dua t’i hesht thashethemet për grindjen e shëmtuar që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së Juventusit”, tha fillimisht Mandzukic.
“Ishte thjesht grindje mes Bonuccit dhe Dani Alves, ndërsa tani, fatmirësisht gjithçka është e qetë”
“Këta ishin që krijuan incidentin në natën e finales, pasi që janë persona me karakter të kundërt me njeri-tjetrin”
“Dani Alves nisi të vallëzonte me Sambën e tij duke mos i interesuar se çfarë do të ndodh nesër. Mua nuk më pengoi dhe shkova tek dollapi im, por Leo jo, sepse për të, Liga e Kampionëve ishte një obsesion. Ai shkoi tek Dani dhe i tha që do t’ia thyej këmbët nëse nuk e ndal muzikën në 3 sekonda”
“Dani tha që nuk i interesonte, pasi që ai tashmë ka fituar 3 Liga të Kampionëve, ndërsa Bonucci ende asnjë”
“Pastaj Leo e kapi Danin për fyti dhe aty erdhi Allegri për t’i ndarë i cili mori një vendim si një lider i vërtetë. Atij nuk i interesoi se kush e filloi grindjen, sepse pas ndeshjes do t’i largojë të dy. Ishte një vendim më i zgjuar deri më tash, sepse tani grupi është i bashkuar dhe nuk e kemi Leon dhe Danin që të na pengojë të fokusohemi”, përfundoi kroati, transmeton gazetametro.
Tani Bonucci është lojtari më i ri i Milanit i cili u shit 42 milionë euro nga Juventusi, ndërsa Dani Alves u transferua tek PSG si lojtar i lirë.