Mario Mandzukic është në dyshime për ndeshjen që Juventus e zhvillon me Bayern Munich.
Kroati luajti pothuajse gjatë gjithë ndeshjes së premten me Sassuolon ku Juve shënoi fitore me rezultat 1-0.
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi nuk ka ndonjë lëndim të madh dhe trajneri Massimiliano Allegri nuk deshi ta lodhë shumë në stërvitjen e sotme.
Alvaro Morata është duke pritur që të startojë në Allianz Arena, por Allegri do të pres deri në fund të mësojë gjendjen e sulmuesit.
Gjithmonë sipas kësaj gazete Giorgio Chiellini mund të mbetet në shtëpi shkaku i lëndimit, që ende nuk është sanuar. /Telegrafi/