Manchester United thuhet se po e kërkon me ngulm transferimin e Emre Can në këtë afat kalimtar.
Juventusi thuhet se është i gatshëm ta shesë mesfushorin gjerman që e transferoi si lojtar të lirë nga Liverpooli.
Lëndimet e Paul Pogbas dhe Scott McTominay kanë detyruar Djajtë e Kuq që të kërkojnë një mesfushor.
Can nuk po ka hapësirë te kampioni i Serie A, andaj Daily Express raporton se United është i gatshëm që ta transferojë lojtarin.
Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen lojën e gjermanit dhe ka kërkuar nga bordi i klubit që të tentojë transferimin e tij.
Can refuzon ende që të kalojë në Old Trafford, shkaku i lidhshmërisë me The Reds dhe dëshiron t’i respektojë ata. /Telegrafi/