Site icon Telegrafi

Manchester Unitedi i bashkohet garës për mesfushorin Bennacer

Manchester Unitedi është bashkuar me Paris Saint-Germain dhe Manchester City në ndjekje të mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer, i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediave Actu Foot dhe La Source Parisienne, Manchester Unitedi është i gatshëm të futet në garë për reprezentuesin e Algjerisë.

Paris Saint-Germain ka ndjekur prej kohësh Bennacer, veçanërisht pasi drejtori Leonardo kishte punuar për Milanin, por deri më tani i kanë mbajtur ofertat e tyre në rreth 30 milionë euro.

Doli këtë javë që ekziston një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e mesfushorit, konfirmuar nga disa burime italiane.

Kjo ndryshon situatën, pasi nëse një klub është i përgatitur të përmbushë atë çmim, ka shumë pak që mund të bëjnë kuqezinjtë për ta ndaluar atë të largohet.

RMC Sport në Francë ka deklaruar të mërkurën se Manchester City do të paguante 50 milionë euro të plota.

Tani burime të ndryshme franceze sugjerojnë se Manchester Unitedi është gjithashtu në garë për ‘Lojtarin më të mirë’ në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Milani pagoi 16 milionë euro për të nënshkruar me Bennacer nga Empoli verën e kaluar, kështu që në të dy mënyrat kjo përfaqëson një fitim të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version