Site icon Telegrafi

Manchester United refuzon të paguajë çmimin e kërkuar nga Chelsea për Mason Mount

Mason Mount do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pas katër viteve qëndrim në ekipin e parë.

Mesfushori anglez ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin me londinezët.

Chelsea i ka bërë disa propozime për vazhdimin e kontratës, por që të gjitha janë refuzuar nga Mount i cili dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij.

Lexo po ashtu Mason Mount favorizon transferimin te Man Utd

24-vjeçari thuhet se ka një marrëveshje me Manchester United, por çmimi i kërkuar nga Chelsea për të është shumë i lartë.

The Independent ka raportuar se United ka refzuar të paguaj çmimin prej 60 milionë eurove të kërkuar nga Chelsea për një futbollist që pas një viti do të jetë i lirë.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të nënshkruajnë me Mount, por nuk duan të paguajnë më shumë se 40 milionë euro për të.

Lexo po ashtu Modelja e njohur si ‘Devil Baby’ deklarohet fajtore për përndjekjen e Mason Mount dhe Billy Gilmour

Interesim për reprezentuesin anglez kanë shfaqur edhe Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich dhe largimi i tij nga Stamford Bridges gjatë verës është mëse i sigurt.

Mount këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare me Chelsean në të gjitha garat ku ka realizuar vetëm tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version