Site icon Telegrafi

Man Utd po përgatitet për revolucion në verë, Varane dhe Casemiro dy nga shumë të larguarit

Manchester United po përgatit një revolucion për sezonin e ardhshëm. Miliarderi Jim Ratcliffe është njeriu i dytë më i pasur në Angli dhe ka shpenzuar 1.22 miliardë euro për të blerë 27.7 për qind të Djajve të Kuq.

Mbështetje financiare që mund të nënkuptojë një ndryshim të thellë në skuadër me ardhjen e lojtarëve të rinj dhe, në të njëjtën kohë, duke shkaktuar shitjen e të tjerëve që janë pjesë e ekipit të Erik ten Hag.

Sipas mediumit  ESPN, një listë ku vetëm Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes e kanë të garantuar vendin e tyre për sezonin e ardhshëm, ka edhe lojtarë të tjerë që nuk duket se kanë të njëjtin fat.

Deri në njëmbëdhjetë futbollistë janë kandidatë për t’u larguar nga Old Trafford. Emra si Crhistian Eriksen, Harry Maguire, Scott McTominay, Aaron Wan-Bissaka apo Victor Lindelof janë me valixhe në duar.

Varane dhe Casemiro mund të largohen

Nevoja për të shitur lojtarë për të zgjeruar opsionet e ekipit në tregun e ardhshëm të verës përfshin shitjen e aseteve që ata kanë tani.

Në fakt, në 12 muajt e fundit, United ka gjeneruar fitimin më të lartë nga shitjet e lojtarëve që kur Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madrid në vitin 2009. Edhe pse ata ende kërkojnë më shumë buxhet për të përballuar shpenzimet që duket se do të vijnë.

Në këtë operacion daljeje mund të hyjnë edhe Raphael Varane dhe Casemiro. Dy lojtarë që po marrin minuta, por vetë klubi ka një pikëpyetje për të ardhmen e tyre.

Njësoj si largimi në fund të kontratës së Anthony Martial. Oferta po kërkohen edhe për lojtarët e huazuar Jadon Sancho, Donny van de Beek, Facundo Pellistri dhe Brandon Williams.

Operacionet e transferimeve

Vetë mediumi në fjalë thekson se Unitedi shpreson të nënshkruajë me një sulmues dhe një mbrojtës në verë.

Përveç një sulmuesi që mund të ndajë kohën e lojës me Rasmus Hojlund, i cili ka luajtur tashmë 30 ndeshje këtë sezon, drejtuesit duan medoemos një emër të madh në mbrojtje.

/Telegrafi/

Exit mobile version