Site icon Telegrafi

Man Utd përfshin një klauzolë të papritur në kontratën e Greenwoodit tek Marseille

Manchester United ka futur klauzolën e riblerjes në transferimin e Mason Greenwoodit tek Marseille, ani pse mundësia që ajo të aktivizohet në të ardhmen po konsiderohet shumë e ulët.

Sulmues 22-vjeçar iu bashkua ekipit të Roberto De Zerbit në një marrëveshje prej 26.7 milionë eurosh, plus një përqindje nga shitja e tij në të ardhmen.

Greenwood i cili nënshkroi kontratë pesë vjeçare në ‘Stade Velodrome’, ishte suspenduar nga Manchester United në janar të vitit 2022, pasi u arrestua në dyshimet për dhunë dhe sulm fizik.

Të gjitha akuzat ndaj Greenwoodit ranë pasi dëshmitarët kryesorë tërhoqën padinë e tyre dhe dëshmi të reja erdhën në dritë.

Pasi kaloi sezonin e kaluar në huazim tek Getafe në La Liga, aty ku shënoi 10 gola në 36 ndeshje, sulmuesi tani do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj për parasezon.

The Telegraph tani ka dhënë detaje në lidhje me kontratën e Greenwoodit, duke raportuar se klubi ka vendosur ta përfshijë klauzolën e riblerjes.

Lexo po ashtu Në konferencës për shtyp në Marseille, Greenwood trajton 'të kaluarën' e tij për herë të parë që nga largimi nga Man Utd

Siç shton raporti tutje, kjo është një rutinë pasi një klauzolë e tij përfshihet në çdo shitje të ndonjë lojtari të akademisë, ose ndonjë talenti të ri, megjithatë situata e Greenwoodit është më ndryshe duke marrë parasysh historinë e tij.

Sidoqoftë, nuk ka pritshmëri ose qëllim që Greenwood të rikthehet në të ardhmen dhe mundësitë që kjo të ndodh po konsiderohen si mjaft të vogla.

Përveç klauzolës së riblerjes, ‘Djajtë e Kuq’ kanë përfshirë edhe opsionin e marrjes së një përqindje të parave (50 për qind) nga shitja e tij në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version