Manchester City ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, pasi kanë mposhtur në shtëpi Crystal Palacen me rezultat të thellë 5-0, duke e dominuar gjithë ndeshjen.
Skuadra e Pep Guardiolas nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e para në kampionat, pasi kanë pesë fitore dhe një barazim, duke udhëhequr kampionatin me 16 pikë të tubuara.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në fund të pjesës së parë, me Leroy Sane, i cili shënoi në minutën e 44 për 1-0 pas asistimit të David Silva dhe me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, City dominoi edhe më shumë duke shënuar edhe katër gola tjerë, ku i pari në këtë pjesë për 2-0 erdhi në minutën e 49 nga Raheem Sterling i asistuar nga Sane.
Anësori sulmues anglez shënoi edhe golin e 3-0 në minutën e 59, por kësaj radhe u asistua nga Sergio Aguero, ndërsa argjentinasi gjithashtu iu bashkua listës së golashënuesve në minutën e 79 për 4-0.
Fitoren dhe rezultatin përfundimtar 5-0 e vulosi mesfushori anglez Fabian Delph me një supergol
Në ndeshjen e radhës, City në udhëtim te Chelsea, ndërsa Palace e pret Manchester Unitedin në shtëpi. /Telegrafi/