Manchester City po shikon opsionet për të hapur bisedimet për kontratë të re me yllin e tyre, Kevin de Bruyne.
Marrëveshja aktuale e De Bruyne do të përfundojë në verën e vitit 2025 dhe drejtuesit e klubit nga Etihad synojnë rinovimin.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, është bërë qasja e parë për zgjatjen e kontratës së mesfushorit belg.
Ekziston një objektiv te City që rinovimi mund të zgjidhet midis mesit të qershorit dhe fundit të korrikut të këtij viti.
City tani po hap bisedimet me kampin e De Bruyne për të lidhur mesfushorin teksa ai hyn në të 30-at.
Ndryshe, De Bruyne është lojtari më i paguar në Ligën Premier me pagë vjetore prej 23 milionë e 670 mijë euro. /Telegrafi/