Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen derbi të javës së 24-të në Ligën Premier.
Qytetarët kanë vazhduar serinë e fitoreve, duke çuar në 11-të numrin e fitoreve radhazi pas triumfit ndaj Spurs në Etihad Stadium.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë u tund porta.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte mesfushori Rodri, i cili shënoi për 1-0 nga penalltia.
HALF TIME | We lead at the break 👌
🔵 1-0 ⚪️ #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/xwkULtfJlO
— Manchester City (@ManCity) February 13, 2021
Në pjesën e dytë, City vazhdoi lojën më të mirë dhe rritjen e rasteve, ndërsa shënuan edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.
Ishte mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, i cili shënoi në minutën e 50-të për 2-0, ndërsa në minutën e 66-të për 3-0 pas asistimit të portierit Ederson dhe ky doli të jetë rezultati final.
66. Firstly, it's an @edersonmoraes93 assist – what a pass! 🎯
Secondly, he's scored again, it's getting silly now – HE'S UNSTOPPABLE! 🤩
🔵 3-0 ⚪️ #ManCity | https://t.co/axa0klD5re
— Manchester City (@ManCity) February 13, 2021
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 53 pikë apo shtatë më shumë ndjekësit e Manchester Unitedit, ndërsa Spurs renditen të tetit me 36 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë të Evertoni, ndërsa Tottenhami luan në udhëtim te West Hami. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LdG5qJxaARc&ab_channel=LancesFan%C3%A1ticos
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1360660033059577860
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1360664148070252544