Manchester City dhe Inter do të luajnë sonte në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit finalen e Ligës së Kampionëve.
Është një stadium shtetëror në qytetin më të madh të Turqisë që mban 75,000 shikues dhe mban emrin e të famshmit Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të republikës moderne turke.
Ndërtimi i stadiumit ka kushtuar 350 milionë euro dhe është hapur në vitin 2002.
Megjithatë, të paktë janë ata që nuk e mbajnë mend ndeshjen e zhvilluar aty më 25 maj 2005, e cila hyri në analet e futbollit evropian.
Është ndeshja më e njohur që është luajtur në Ataturk, ku pjesëmarrës ishin Liverpool dhe Milan, të cilët u ndeshën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Milani kryesonte 3-0 në pjesën e parë falë një gol të Paolo Maldinit dhe dy të Hernan Crespos, por në pjesën e dytë Liverpooli bëri një mrekulli dhe në minutën e 54-të deri në minutën e 61-të barazoi në 3-3 me golat e Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso.
Veç të treve, heroi ka qenë edhe portieri i Liverpoolit, Jerzy Dudek, i cili fillimisht e ka penguar për mrekulli Andrii Shevchenkon të shënojë për 4-3 dhe më pas ka shpëtuar goditjen e tij vendimtare në penallti dhe i ka sjellë trofeun kuqezinjve. /Telegrafi/