Site icon Telegrafi

Malisheva mëson emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues për në Ligën e Konferencës

Malisheva e ka mësuar emrin e kundërshtarit për rrethin e parë kualifikues në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Malishevasit nga viti në vit kanë shkruar histori, që kur u themeluan në vitin 2016 si klub.

Ata fillimisht e filluan nga Liga e Tretë e Kosovës, duke u promovuar ndër vite, kur në vitin 2021 ia dolën të bëhen pjesën e elitë së futbollit kosovar.

Lexo po ashtu Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Sezonin e kaluar, Malisheva ia doli të bënte atë që askush se kishte parashikuar – të renditej si e katërta në tabelë, duke lënë pas vetës klubin më të madh në Kosovë, Prishtinën.

Malishevasëve u prij më tej fati, ku falë Ballkanit që fitoi Kupën e Kosovës, ata u kualifikuan në Ligën e Konferencës.

Lexo po ashtu Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Tani, Malisheva në rrethin e parë të garës së tretë më të madhe të UEFA-s do të përballet me ekipin nga Malizi i Zi, Buducnost Podgorica. /Telegrafi/

Exit mobile version