Malisheva ka marrë fitoren e parë në pranverë, pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.
Malisheva e nisi për mrekulli ndeshjen, kur vetëm pas 12 minutave lojë realizuan golin e epërsisë.
Ishte sulmuesi Ronald Sobowale i cili u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Drenica barazoi shifrat në 1-1 kur Abazi realizoi gol të bukur nga distanca për të barazuar gjithçka në këtë sfidë.
Por barazimi i mysafirëve nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi Malisheva riktheu epërsinë.
Njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin kosovar, Drilon Hazrollaj realizoi gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 2-1.
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë, kur në minutën e 59-të Adem Maliqi shënoi nga distanca për 3-1.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Malisheva mori fitoren e parë në edicionin pranveror.
Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 24 pikë, derisa Drenica mbetet e fundit me 20 sosh.
Ndeshjen e radhës Malisheva do ta zhvilloj në udhëtim te Trepça ’89, derisa Drenica pret Ferizajn. /Telegrafi/