Malisheva dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
Malisheva dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Bekim Isufit vjen nga një formë në rënie nga një barazim dhe një humbje, por synon t’i kthehet fitores për të mos rrezikuar pozitën e tretë.
Në anën tjetër, ekipi i Jean Michel Cavallit vjen nga një fitore pas 10 ndeshjeve pa fitore, kështu që synon të vazhdoj serinë për të mos lëshuar terren në pozitat për një vend në garat evropiane.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Avdyli; Vitija, Kryeziu, Prekazi, Veliu; Ferati, Ndjigi; Hazrollaj, Limaj, Xhylani; Aliu;
Prishtina: Nika; Boueye, Limani, Raqi; Bytyqi, Halili, Llugiqi, Muja, Gallapeni; Kryeziu, Gnapi;
/Telegrafi/


