Site icon Telegrafi

Malisheva dhe Ballkani kërkojnë vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

Malisheva do të jetë nikoqir i Ballkanit në ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit kosovar me fillim nga ora 16:00.

Ky takim premton të jetë mjaft interesant kryesisht për shkak të faktit se të dy ekipet kanë shfaqur formë pozitive në këtë kampionat.

Ballkani kërkon tri pikët për të konfirmuar veten si lider në renditje ndërsa Malisheva për ta çuar në shtatë numrin e pikëve dhe të ngjitet në renditje.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Velii, Veliu, Kryeziu, Prekazi, Pira, Ferati, Bushaj, Brruti, Xhylani, Hazrollaj, Bunjaku.

Ballkani: Koliçi, Jashanica, Potoku, Smajli, Thaqi, Emerllahu, Giovanni, Inacio, Karrica, Hamidi, Adetunji./Telegrafi/

Exit mobile version