Majlinda nxjerr në shitje simbolet e Rios për të ndihmuar fëmijët e sëmurë
14/03/2017
Pjesën që mbante në shpinë në ‘Lojërat Olimpike Rio 2016’, ku shkruan emri i saj dhe vendi nga vjen e ka nxjerrë në shitje.
Kampionia botërore në xhudo Majlindja Kelmendi këtë veprim e ka bërë për të ndihmuar fëmijët me sëmundjen e leukemisë.
Kelmendi është bërë sot ambasadore e Fondacionit "Care for Kosovo Kids", organizatë kjo që ndihmon këta fëmijë, ndërsa ceremonia është mbajtur në Klinikën Pediatrike në Prishtinë.


