Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Lamtumirë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ky duket se do të jetë një projekt përmbyllës për këtë vit, i cili besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Teksti është shkruar nga vet artisti me instrumental dhe masterizim nga Alandy.
Nën drejtimin e Endrit Rrahimit, kënga tashmë ndodhet e plotë në platformën YouTube.
Kastriot Rexha (emri i vërtetë) këtë vit solli projekte e bashkëpunime të shumta, që u pritën mirë.
Ai po ashtu ka qenë aktiv edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/