Është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptarë. Fjala është për Majk, i cili tashmë ka publikuar projekte të shumta, e mjaft të pëlqyera.
I njëjti është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, gjersa në Instagram publikon postime të llojllojshme.
Gjatë ditës së sotme (e premte), Majk me anë të një postimi ka ironizuar me femrat që kanë ndërhyrje kirurgjike. “Si duken prej syve të mi, femrat me botoks në buzë”, shkruan mes të tjerash 28-vjeçari.
Ndërkohë, reperi është mjaft i angazhuar në muzikë dhe projekti i fundit që ka publikuar mban titullin “Malena”, në bashkëpunim me Ghetto Geasyn.
Ky bashkëpunim i tyre në kanalin zyrtar, YouTube, tashmë ka grumbulluar afro dhjetë milionë klikime.
Këta të fundit janë duke punuar edhe në albumin e ri, i cili pritet të prezantohet së shpejti para publikut. /Telegrafi/