Site icon Telegrafi

Majk dhe Ledri sot lansojnë këngën e re

Ledri Vula dhe Majk (Foto: Instagram)

Reperët e njohur shqiptarë, Majk dhe Ledri Vula, kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt të ri muzikor.

Fjala është për bashkëpunimin e tyre të quajtur “Marr”, i cili pritet të lansohet sonte në orën 17:00.

Derisa kanë mbetur edhe pak orë që nga publikimi, të njëjtit po vazhdojnë të mbajnë të azhurnuar fansat me imazhe e video të ndryshme nga prapaskenat e klipit.

Kastriot Rexha (emri i vërtetë i Majk) ka ndarë së fundmi disa fotografi të reja, ku shfaqet përkrah një modeleje që do jetë pjesë e videoklipit.

“Si lulen në mes të therrav unë ty të gjeta. Marr nesër ora 17:00”, ka shkruar ai në postimin e fundit të publikuar në Instagram – aty ku numëron 568 mijë ndjekës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Artistët duken në një paraqitje skenike atraktive, me veshje verore që përkon edhe me sezonin e verës.

Dueti besohet se do pritet mirë edhe nga publiku marrë parasysh stilin e veçantë të të interpretuarit të dy artistëve. /Telegrafi/

Exit mobile version