Mbrojtësi i Romës, Maicon, thotë se ndeshja ndaj Interit do të jetë speciale për të.
Braziliani kaloi gjashtë sezone te Nerazzurët ku fitoi secilin trofe të mundshëm dhe tash thotë se është ndjenjë e veçantë përballja me zikaltrit.
“Ndeshja ndaj Interit definitivisht është speciale për shkak të të kaluarës time me Nerazzurët”.
“Eshtë ndeshje e vështirë dhe në të njëjtën kohë shumë e rëndësishme. Ne jemi afër në tabelë, dhe tri pikët mund të na japin hapësirën e madhe”.
“Ata kanë lojtarë të mëdhenj. Ne po përgatitemi mirë për këtë duel, kështu që duhet të jemi edhe të fokusuar një qind për qind”, potencoi Maicon. /Telegrafi/