Telegrafi

Madonna shihet me të dashurin e ri në Itali – futbollistin xhamajkan që është 27 vite më i ri se ajo

Madonna u fotografua me të dashurin e saj të ri Akeem Morris, 37 vjet më i ri, disa muaj pasi u nda nga partneri i saj i fundit në fillim të këtij viti.

Çifti i ri, me 37 vite diferencë, u panë duke ecur dorë për dore në Portofino, Itali këtë javë përpara ditëlindjes së 66-të të ikonës së popit.

Besohet se Madonna do të festojë ditëlindjen e saj në pronën private të ‘Dolce & Gabbana’ dhe Akeem do të jetë me të, sipas shtypit lokal italian.

U zbulua se futbollisti xhamajkan ka qenë në jetën e saj prej disa kohësh, pasi më parë ata ishin shfaqur në një xhirim të përbashkët për revistën “Paper”, që u publikua në gusht të 2022.

Pas paraqitjes së bashku në revistë, Madonna dhe Akeem nuk u panë më bashkë deri në korrik të vitit 2024, kur këngëtarja postoi foto së bashku në profilin e saj në Instagram.

Ata gjithashtu festuan së bashku 4 korrikun dhe në atë kohë, ish-e dashura e Akeem publikoi një video në faqen e saj në TikTok që sugjeronte se ai e la atë pas tri vitesh lidhje për shkak të Madonnas. /Telegrafi/