Më herët sot, dolën thashetheme që thanë se Apple po jepte njoftime private dhe përvoja praktike për disa konsumator të zgjedhur.
Pajisja e paraqitur mund të ishte MacBook Pro i ri 16 inç, por nuk kishte asnjë konfirmim.
Tani, ka ardhur informacion i ri mbi datën e lansimit të kompjuterit dhe çmimit të mundshëm.
Sipas raportit të fundit nga Bloomberg, MacBook Pro i ri 16 inç do të lansohet nesër, dhe do të fillojë me 2.399 dollarë.
Ky version i ri do të zë vendin e 17-inç MacBook Pro, dhe do të kushtojë pothuajse njëjtë me modelin aktual 15-inç.
Do të përfshijë gjithashtu një tastierë më kompakte dhe praktike. Tani na mbetet vetëm të presim deri nesër për të parë nëse ky informacion është i vërtetë, apo thjesht një thashetheme tjetër. /Telegrafi/