Site icon Telegrafi

“Ma kujton Cristiano Ronaldon, së shpejti do të jetë në nivel me Mbappen” – trajneri portugez e ngrit në qiell sensacionin e Barcelonës

Lamine Yamal është padyshim sensacioni i këtij sezoni në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Sulmuesi i talentuar spanjoll ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe po ‘çmend’ të gjithë me ndeshjet që po bën.

16-vjeçari ka arritur të luaj edhe për Përfaqësuesen A të Spanjës ku ka debutuar me gol.

Trajneri portugez, Carlos Carvalhal që ka drejtuar skuadra të famshme si Besiktas, Sporting, Braga, Swansea e së fundmi Celta Vigo ka folur fjalë të mëdha në La Liga TV për Lamine Yamal.

Lexo po ashtu Dalin detajet e kontratës së Yamal te Barcelona – klauzolë e çmendur

“Kur Lamine luan nga fillimi, ai bën shumë mirë dhe kur luan për dhjetë minuta gjithashtu bën gjëra të mëdha”, tha Carvalhal për La Liga TV.

Tutje portugezi ka thënë se Lamine ia kujton procesin e Cristiano Ronaldos te Manchester United me Alex Fergusonin, derisa ka deklaruar se nëse vazhdon me këtë ritëm së shpejti do të jetë në nivelin e Kylian Mbappes.

“Lamine më kujton procesin e Cristiano Ronaldos me Alex Ferguson në Manchester United”.

“Ky është një proces shumë i rëndësishëm për rritjen e tij dhe Xavi po e bën në mënyrë fenomenale: e fut, i jep minuta, nuk e lë të verbohet, e mban me këmbët në tokë… Shumë mirë”.

“Lamine ka potencial brutal dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë në nivelin e Kylian Mbappes”, tha portugez Carvalhal. /Telegrafi/

Exit mobile version