“Ma Jolie” mban titulli kënga më e re e Gent Fatalit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga e re është realizim i producentit Alandy, ndërsa tekstin e ka shkruar vet këngëtari.
Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar Kotorri që e ka bërë regjinë.
Bashkëpunimi me Bes Kallakun, ka qenë një prej projekteve më të fundit të Gent Fatalit që është pëlqyer shumë.
Videoklipi i këngës “Na vjen dita (Bella Ciao)” u lansua në verën e vitit të kaluar dhe është shikuar mbi 5.7 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/