Pasta e dhëmbëve mund t’ju ndihmojë në disa probleme që kanë të bëjnë me shputat madje menjëherë
Kallot, plasaritjet dhe lëkura e thatë shfaqen atëherë kur nuk kujdesemi për shputat, dhe jo që duken shumë keq, por janë edhe goxha të dhembshme, transmeton Telegrafi.
A ka mënyra që në momentet e tilla t’i ndihmojmë vetes?
Po, ka, besoni apo jo, por pasta e dhëmbëve është ajo e cila do të mund t’ju ndihmojë në disa probleme me shputat, madje menjëherë.
Më saktësisht, ajo mund të bëhet një aleat juaji në luftën me përsosmërinë.
Para së gjithash, pasta e dhëmbëve mund të jetë një piling ftohës sepse përmban grimca gërryese që përmirësojnë efektin.
Pasta gjithashtu zbardh thonjtë. Thjesht aplikoni pastën dhe pastroni me një furçë dhëmbësh të vjetër.
Paralajmërimi i vetëm është: mos përdorni pastë dhëmbësh nëse keni çarje të thella – mbani mend që përmban mentol, i cili mund të digjet. /Telegrafi/