Site icon Telegrafi

Lushaku-Sadriu i reagon Kurtit: Po bën propagandë duke shtrembëruar të dhënat e Bankës Botërore për shkallën e varfërisë

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind.

Sipas Lushtaku-Sadriut, kjo është porpagandë e Kurtit, duke thënë se i ka shtrembëruar të dhënat e Bankës Botërore.

“Propaganda qeverisëse e së dielës. Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët”, tha ajo.

Lexo po ashtu Kurti për raportin e Bankës Botërore: Krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind

Tutje theksoi se Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që “Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundi”, derisa sipas Lushaku-Sadriut, Kurti po thotë  “krahasuar me 10 vjeteshin e kaluar ka shënuar progres”.

Kjo sipas Lushaku-Sadriut është devijim me qëllim për të krijuar perceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij.

“Rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme”.

“E ultë, kryeministër”, shkroi Lushaku-Sadriu në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version