Anglia bëri një fillim ëndërrues të finales së parë të tyre n Kampionatin Evropian ndërsa Luke Shaw bëri që Wembley të ushtonte në festime, sidomos nga tifozët e Tre Luanëve.
Mbrojtësi i majtë i Manchester United hyri në zonën e Italisë, derisa u shërbye nga Kieran Trippier.
Nga ky aksion i vrullshëm, anëtari i Djajve të Kuq plasoi një goditje volej për të mposhtur kështu Giannluiggi Donnarumman.
Tifozët brenda stadiumit shpërthyen në festë, ndërsa Shaw u bashkua me bashkëlojtarët për të bërë një gjë të tillë.
1 minutë dhe 57 sekonda ishte koha kur Shaw qëlloi saktë në portën e Gianluigi Donnarumma dhe ky ëhstë një rekord në finale të Kampionateve Evropiane.
Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë që një gol të shënohet kaq herët në turneun më të madh për kombëtare në Kontinentin e Vjetër. /Telegrafi/
LUKE SHAAAAAAAAAAAWWWW!!!!!!
WHAT A FINISH! WHAT A MOMENT! WHAT A TIME TO SCORE YOUR FIRST @ENGLAND GOAL!
THE PERFECT START! THE FASTEST GOAL EVER IN A EUROPEAN CHAMPIONSHIP FINAL!!! #ITAENG | #ITVFootball | #Euro2020 pic.twitter.com/wpNZAjOBE3
— ITV Football (@itvfootball) July 11, 2021