Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Luke Shaw raportohet se e ka kaluar lëndimin e këmbës të thyer dhe i është bashkangjitur ekipit në stërvitje.
Mbrojtësi i Anglisë ka qenë jashtë fushave të blerta nga shtatori shkaku i një përplasje me mbrojtësin e PSV-së, Hector Moreno.
Rimëkëmbja e Shawt ka qenë më e shpejtë se sa pritej dhe, sipas Telegraph, mbrojtësi është i vendosur që të ushtrohet me bashkëlojtarët e tij për herë të parë në gjashtë muajt e fundit.
Siç raportohet, mbrojtësi i krahut të majtë të Djajve të Kuq pritet të jetë i gatshëm pas shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme. /Telegrafi/