Site icon Telegrafi

Lukaku po përpiqet personalisht ta bind Chelsean për rikthimin te Interi

Romelu Lukaku është duke punuar personalisht për të bindur Chelsean që ta lërë të largohet si huazim te Interi këtë verë.

Sulmuesi belg 29-vjeçar nuk dëshiron të qëndrojë më në Londër dhe ai është i etur për një rikthim te Nerazzurrët, ku gjeti shumë më shumë sukses.

Këtë sezon, Lukaku shënoi tetë gola në 26 paraqitje në Ligën Premier, dhe sezonin e kaluar ai shënoi 24 gola në 36 ndeshje të Serie A.

Lexo po ashtu Lukaku refuzon ribashkimin me Conten te Tottenhami, favorizon rikthimin te Interi

Sipas Corriere dello Sport, Lukaku i tha Interit se ai do të kujdesej për të bindur Chelsean për ta liruar atë në huazim këtë verë, duke i informuar ata gjatë takimit midis drejtorit të Nerazzurrëve, Beppe Marotta dhe agjentit të tij, Sebastien Ledure.

 

Nëse marrëveshja mes klubeve finalizohet deri më 30 qershor, Interi do të marrë përfitimet e Dekretit të Rritjes, duke e bërë një marrëveshje shumë më të qasshme.

Chelsea pagoi 115 milionë euro për Lukakun verën e kaluar, por tani ata janë në një pozitë të vështirë dhe mund t’i përshtatet ta largojnë atë në huazim, në vend që të përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë për një sezon të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version