Menaxheri i Kombëtares së Belgjikës Roberto Martinez falënderon Interin për ndihmën e tyre në transformimin e sulmuesit Romelu Lukaku.
28-vjeçari belg është i freskët nga fitimi i Scudettos në San Siro pas dy sezonesh në Serie A.
Forma e tij e jashtëzakonshme dhe grinta e fituar te Interi kanë bërë që trajneri Martinez të lavdëroj lojtarin dhe klubin italian.
“Të luash kundër Lukakut tani nuk është e njëjta gjë krahasuar me tre vjet më parë, sepse ai nuk është i njëjti lojtar si i tri viteve më parë”, ka thënë fillimisht Martinez në një konferencë shtypi përpara miqësores me Kroacinë.
“Tani ai është në gjendje të krijojë shumë hapësira për shokët e tij të skuadrës dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht atë edhe me ekipin kombëtar”, përfundoi trajneri i Belgjikës.
Lukaku shënoi 30 gola dhe shtoi 10 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat për Interin këtë sezon. /Telegrafi/