Site icon Telegrafi

Luis Suarez i gatshëm të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për t’u ribashkuar me Messin

Sipas burimeve të shumta, Luis Suarez është gati të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së tij me Gremio për t’u bashkuar me Lionel Messin dhe ish-bashkëlojtarët e tjerë në Inter Miami.

Skuadra MLS ka punuar për ribashkimin e dyshes për një kohë tani, por u përball me një pengesë të papritur – Gremio nuk donte ta linte uruguaianin të largohej.

Skuadra braziliane thuhet se i vendosi El Pistolero një ultimatum – ai ose e paguan kontratën e tij ose qëndron derisa të përfundojë.

Lexo po ashtu MLS ia huqi keq në prezantimin e Busquets te Inter Miami

Për fat të keq, marrëveshja e sulmuesit zgjat deri në dhjetor 2024 dhe ai duhet të paguajë atë nëse dëshiron të shkojë te Inter Miami.

Suarez nuk mund të presë kaq gjatë – ai tashmë është 36 vjeç dhe nuk po bëhet më i ri.

Pikërisht për këtë ai është i gatshëm të paguajë nga xhepi i tij për t’iu bashkuar mini-Barcelonën e formuar nga David Beckham në Florida. /Telegrafi/

 

Exit mobile version