Të marrësh pushim për t’iu dedikuar një aktiviteti të këndshëm dhe relaksues, është një hap i nevojshme për luftimin e stresit
Janë kënaqësi që vinë nga disa aktivitete të thjeshta dhe të përballueshme për të gjithë. Po flasim për hobi që janë gjithashtu edhe kreativë, shumë të përhapur dhe praktikuar nga një numër i madhe njerëzish.
Ja disa prej tyre që mund t’i provoni në bazë të karakterit.
Jeni të durueshëm dhe meditues?
Zgjidhni ngjyrosjen. Është një emër pak i komplikuar për të përcaktuar një aktivitet të thjeshtë siç është ngjyrosja me pastele, penel apo teknika të tjera.
Siç tregojnë studime të shumta, ngjyrosja relakson mendjen dhe stimulon humorin e mirë aq shumë sa mund të flitet edhe për Terapi Arti, një disiplinë që lufton ankthin dhe stresin. Nuk është e nevojshme aftësia; duhet vetëm pak saktësi dhe durim. Të ngjyrosësh lirisht dhe me fantazi, të jepet ndjesia e të kthyerit në fëmijë.
Provo thurjen. Të punosh me shtiza është një gjë realksuese dhe argëtuese. Të lejon që të krijosh një pjesë unike dhe me modë, për ta veshur me krenari ose për t’ia dhuruar atij që e do fort.
Nëse nuk e din se nga t’ia nisësh, mund të përfitosh nga komunitetet online, të tilla si “We Are Knitters”, që ju ofron informacion të plotë për gjithçka që ju duhet. Filloni me rroba të thjeshta, me një shall ose një mbulese. Ju mund të provoni gjithashtu edhe në punimin e jelekëve apo xhaketave. Efekti i relaksit është i garantuar.
Të pëlqen që të ndash gjërat e tua?
Eksperimento kuzhinën kreative. Është një mënyrë që të bashkosh të gjithë familjen në tavolinë dhe nga ana tjetër ushqimi juaj mund të jetë shumë krijues me anë të eksperimenteve të shumta.
Nuk ju duhen pajisje profesionale apo përbërës të shtrenjtë: mjafton pak fantazi për të shpikur një salcë të re ose për të krijuar ëmbëlsira të dekoruar sipas rregullave të dizenjimit të një keku. Edhe në këtë rast në internet gjenden shumë video, leksione apo blogje dhe faqe të specializuara që ju tregojnë dhe shpjegojnë gjithçka që ju duhet për të arritur rezultate të mira. Dhe e bukura është se në fund rezultati i punës sonë vendoset në tavolinë në një moment të bashkëjetesës së gëzueshme dhe përmbushjes kolektive.
Nëse të pëlqen lëvizja, kopshtaria është hobi juaj
Nuk ju duhet shumë hapësirë në dispozicion. Mjafton një vazo lulesh apo një bimë në sallon apo ballkon për të krijuar një qoshe të gjelbër që mund të ju japë shumë kënaqësi.
Këshillohuni tek dyqani apo tek ndonjë agronom që do të ju ndihmojë për të përshtatur sa më mirë mikroklimën në shtëpinë tuaj dhe të ju tregojë se cilat janë bimët më të mira për të pastruar ajrin apo që luftojnë ndotjen e ambienteve të brendshme.
Nëse do të socializohesh, provo muzikën
Ndoshta ju kurrë nuk e keni menduar, por të këndosh në një kor mund të jetë burimi i një argëtimi të madh. Është provuar nga studime të shumta klinike se këndimi, përveç se ka ndikim pozitiv tek humori, ndihmon edhe për normalizimin e presionit të gjakut.
Nëse keni frikë se do të jeni të çakorduar, mos harroni se mjafton vetëm një trajnim i shkurtër për të mësuar, kontrolluar dhe përdorur zërin tuaj. Fakti për të bërë muzikë së bashku me presona të tjetër është një mundësi e shkëlqyer për të bërë miq të rinj, e të ndani interesat dhe pasionet. /Telegrafi/