Site icon Telegrafi

Luftime të ashpra në Kharkiv, humbin jetën 21 persona dhe plagosen 112 të tjerë

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës – pra në qytetin Kharkiv, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur luftime të ashpra.

Ky numër i viktimave është konfirmuar nga guvernatori i qytetit Oleh Synyehubov pak qaste më parë, transmeton Telegrafi.

Vdekjet kanë ndodhur si pasojë e granatimeve ruse në Kharkiv në 24 orët e fundit, ku raketat ruse goditën edhe objektet e komunës si dhe ndërtesat kolektive.

Ndërkohë, është raportuar se trupat ruse kanë sulmuar spitalin ushtarak në Kharkiv.

Drejtori i policisë në Kharkiv, Volodymyr Tymoshko, ka thënë se “situata në afërsi të spitalit është nën kontrollin e ukrainasve”. /Telegrafi/

Exit mobile version