Telegrafi

‘Lufta e fansave’ – Selena la prapa Kylien, ndërsa fitoi dy milionë ndjekës brenda 24 orësh në Instagram

(Foto: WireImage/Getty/FilmMagic)

Selena Gomez së fundmi u bë femra më e ndjekur në Instagram (aktualisht numëron 388 milionë ndjekës) duke tejkaluar Kylie Jennerin (aktualisht numëron 380 milionë ndjekës), ndërsa vetëm brenda 24 orësh fitoi dy milionë ndjekës më shumë.

Duket se ky është rezultat i një lufte fansash dhe një “orteku” që ka nisur nga një tjetër rrjet social – TikTok.

“]

Këngëtarja dhe aktorja u gjend në qendër të një drame, pasi ishte tallur nga modelja e klanit Kardashian/Jenner, si edhe nga Hailey Bieber (gruaja e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber).

Gjegjësisht, Gomez kishte postuar një video për vetullat e saj dhe shumë shpejt pasuan postimet e Kylie dhe Hailey në të cilat ato talleshin me të. Kjo nuk u pëlqeu shumë përdoruesve të mediave sociale, veçanërisht atyre në TikTok.

Pikërisht në të njëjtën ditë pas postimit të diskutueshëm të Jenner, Selena ia mori vendin e parë për nga numri i ndjekësve dhe e gjithë situata shkaktoi një “luftë mes fansave”.

Një seri videosh u postuan në TikTok duke i ftuar të tjerët të ndiqnin këngëtaren dhe të mos e ndiqnin dyshen e përmendur. Si rezultat, Gomez fitoi dy milionë ndjekës në vetëm 24 orë, ndërsa Kylie dhe Hailey humbën disa qindra mijëra.

Si pasojë e gjithë dramës, Selena njoftoi se do të bënte një pushim nga përdorimi i Instagramit, ndërsa Kylie u desh të mbrohej duke thënë se postimi i përmendur nuk kishte të bënte me këngëtaren, por nuk e ndihmoi shumë në këtë aspekt. /Telegrafi/

https://www.tiktok.com/@fuzzyhatsfuzzyhats/video/7203571506243177774