Site icon Telegrafi

Luanesha tregoi se ende i ka shkathtësitë e grabitqares, duke zënë shpezën që i hyri në kafaz (Video)

Shpeza e njohur si çafka, që hyri në kafazin e hapur të një kopshti zoologjik në Amsterdam, është kapur me shpejtësi nga një luaneshë.

Kjo e fundit, që për një kohë të gjatë jeton me ushqime të gatshme, ka treguar se ende i ka shkathtësitë prej grabitqares, duke e zënë prenë me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit që kishin shkuar për të parë kafshët, pamë më shumë se që kërkuan, pasi ngjarje të tilla janë tepër të rralla.

Qëndrimi në ambient të sigurt dhe shërbimi me ushqime të gatshme, bën që kafshët e kopshteve të mos gjuajnë prenë edhe nëse iu kalon shumë pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version