Site icon Telegrafi

Lorenci dhe Keisi konfirmojnë se kanë qenë në një lidhje dashurie: Është histori e mbyllur tani

Foto: Facebook

Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) është diskutuar edhe marrëdhënia e Kristit, Keisit dhe Lorenc Hasramës.

Keisi kur hyri në Big Brother VIP Albania nisi një njohje me Kristin, e cila u ndërpre menjëherë pasi u fut në shtëpi Lorenc Hasrama.

Më pas pati aludime të shumta në internet duke thënë se pengesë është parë Lorenci, meqë më parë ka pasur një romancë me të.

Foto: Facebook

Këngëtari i njohur kishte treguar në dhomën e rrëfimit për lidhjen që kishte parë me Medinin.

Lexo po ashtu Fotini Derxho mes lotësh rrëfen historinë e trishtë familjare: Kam nëntë vite pa folur me të atin, ka futur edhe vëllanë tim në burg

“Kemi dalë ca kohë më përpara, një marrëdhënie e shkurtër. Është histori e mbyllur tani”, u shpreh ai.

Foto: Facebook

Biondja ndërkaq ngeli e habitur nga ky veprim i Lorencit, duke shtuar se nuk e kishte menduar që do e zbulonte këtë.

“Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për këtë gjënë që kemi patur. Nuk kam çfarë të shtoj më. Është histori e mbyllur”, tha ajo.

Foto: Facebook

Ata tutje thanë se tani vazhdojnë të jenë miq të mirë. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Exit mobile version